Babai hero, shkon pranë aligatorit të shpëtojë vajzën e vogël pa menduar për jetën e vet

Ndryshe

Babai hero, shkon pranë aligatorit të shpëtojë vajzën e vogël pa menduar për jetën e vet

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 17:34
Andrew Grande shpëton vajzën nga Aligatori

Andrew Grande nuk hezitoi të hidhej në veprim kur pa një aligator gjigant që po shkonte drejt vajzës së tij 4-vjeçare në Florida.

“Kur e pashë, e vetmja gjë për të cilën isha duke menduar, ishte të merrja bijën time nga rruga”, u shpreh ai.

Vajza ishte me vëllain e saj dhe kujdestaren duke peshkuar dhe kapur gaforret. Kur babai vuri re aligatorin gati 12 këmbë duke iu drejtuar drejt tyre, ai vrapoi jashtë, kapi vajzën e tij dhe mori kujdestaren dhe djalin brenda gardhit të shtëpisë së tyre.

Ai thotë se kaloi vajzën e tij pas gardhit të shtëpisë ndërkohë që aligatori po u afrohej drejt këmbëve.

“Ai ishte më i madhi që kemi parë ndonjëherë dhe kurrë nuk ka ndodhur diçka e tillë. Zakonisht ata mbajnë distancën e tyre. Madje askush nuk e di se ata janë atje, por qëllimet e këtij këtij aligatori ishin ndryshe”, u shpreh ai.

“Aligatori ishte tejet i gjatë dhe peshonte afër 272 kg”, tha Grande.

Ndërkohë që babai hyri shpejt në gardhin e shtëpisë së tij, aligatori u tërhoq dhe u kthye pas. Kjo zgjati për të paktën 20 ose 30 minuta.

Familjarët thirrën punojnjësit e kujdesit të kafshëve, ku e zhvendosën në Gator Contry.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat