Ju kujtohet djaloshi 2-vjeçar që pinte 40 cigare në ditë?! Shikoni si duket tani

Ndryshe

Ju kujtohet djaloshi 2-vjeçar që pinte 40 cigare në ditë?! Shikoni si duket tani

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 20:44
Ardi Rizal

10 vite më parë, një vogëlush indonezian, i quajtur Ardi Rizal, shokoi botën me historinë e tij. Ai asokohe ishte vetëm 2 vjeç, por megjithatë konsumonte 40 cigare në ditë.

Në atë kohë thuhej se vogëlushi kishte krijuar varësi nga duhani, gjë e cila i kishte shkaktuar dhe probleme shëndetësore.

Kjo histori mbushi të gjitha mediat botërore dhe të ndikuar nga ky presion, qeveria indoneziane reagoi dhe e dërgoi djalin në një qendër rehabilitimi. Ardi arriti që të harronte zakonin e vjetër, por kjo u arrit me një kosto, ai nisi të ushqehej shumë e si rrjedhojë të shëndoshej së tepërmi.

Ardi tashmë është 12 vjeç dhe sipas mjekëve bën një jetë të shëndetshme.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat