Brodie, qeni që iu shëmtua fytyra nga nëna e tij, bëhet një qen terapie

Ndryshe

Brodie, qeni që iu shëmtua fytyra nga nëna e tij, bëhet një qen terapie

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 16:03
Foto Ilustrim

Brodie kishte një fillim të vrazhdë në jetë. Kur ishte vetëm 13 ditësh, e ëma e sulmoi dhe e la me një fytyrë të shpërfytyruar.

Sulmi shkaktoi dëmtime të forta kafkës, fytyrës dhe e la qenin pjesërisht të verbër.

Edhe pse Brodie tani duket si një pikturë e Pikasos, ai është me shpirt të fortë dhe fiton zemrat e të gjithëve.

Qenushi me rac gjermane Shepherd dhe Border Collie është bërë një yll në Instagram me më shumë se 180 mijë ndjekës dhe njerëzit e duan shumë atë.

Ai u adoptua nga një familje e dashur që menjëherë u dashurua me qenin unik. Amanda dhe Brad ranë në dashuri me Brodie në momentin që e panë qenin në internet dhe që prej asaj kohe janë të pandashëm.

Brodie tani është duke u stërvitur për t’u bërë një qen terapie në mënyrë që ai të mund të ndihmojë qen të tjerë si ai.

Ai është padyshim aktiv, por është kaq inteligjent.

Truri i tij është krejtësisht në rregull dhe ai mëson komanda zakonisht brenda dhjetë minutash. “Ai thjesht kishte nevojë për durim dhe dikë që të ishte konsistent ”, përfundon Amanda, pronarja e Brodie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat