Babai i kishte dhuruar për çdo ditëlindje shishe me uiski, i kishte shpenzuar 5500 euro për to – pas 28 viteve ato vlejnë 45 mijë

Ndryshe

Babai i kishte dhuruar për çdo ditëlindje shishe me uiski, i kishte shpenzuar 5500 euro për to – pas 28 viteve ato vlejnë 45 mijë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 16:05
Pete Robson dhe biri i tij

Pete Robson nga Anglia mendonte se ka qenë interesante që të birit për çdo ditëlindje t’ia blejë nga një shishe me uiski, kështu për ditëlindjen e 18 vendosi t’ia blejë 18 shishe me uiski, shkruan BBC.

Matthew Robson ka lindur në vitin 1992, kurse babai i tij Pete për çdo ditëlindje i dhuronte shishe me uiski. Në këto 28 shishe i shpenzoi 5.500 euro, kurse ky koleksion sot kushton mbi 45 mijë dhe është nxjerrë në shitje, transmeton Telegrafi.

Matthew ka pranuar se nuk ka qenë ndoshta dhurata më e mirë për të birin, por ai vazhdimisht kishte pranuar nga ia ati këshilla që “kurrë të mos i hapë shishet”.

“Çdo vit kam pranuar uiski për ditëlindje si dhuratë. Mendoj se ishte një dhuratë e çuditshme sepse kam qenë shumë i ri për të filluar me pije alkoolike. Por ai vazhdimisht më paralajmëronte që nuk guxoj t’i hapi”, ka deklaruar Matthew.

E babai i tij, Pete tha se shishja e parë është e vitit 1974 dhe ishte blerë enkas për ditëlindjen e të birit.

“Kam menduar se ishte interesante për t’i blerë çdo vit uiski, kurse për ditëlindjen e 18 t’i dhurojë 18 shishe të uiskit”, ka shtuar ai.

E ky koleksion i tij ka tërhequr vëmendjen e personave të dhënë pas kësaj pije alkoolike, të cilën po e shet për 45 mijë euro, para këto të cilat shpreson t’i shfrytëzojë për blerjen e shtëpisë.

Image
Foto

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat