Përgatisin lamtumirën e fundit, i gjithë shteti vajton për një peshk

Ndryshe

Përgatisin lamtumirën e fundit, i gjithë shteti vajton për një peshk

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Presidenti i Zambias Edgar Lungu i është bashkuar zisë mbarëkombëtare për vdekjen e një peshku që jetonte në një pellg në universitetin e dytë më të madh të vendit, raporton BBC.

Studentët e Universitetit Copperbelt ndezën qirinj dhe ecën nëpër kampus në kujtim të peshkut të madh.

Hashtagu #Mafishi, siç u mbiquajt peshku, aktualisht përdoret gjerësisht në Twitter në vendet e Afrikës së Jugut.

Për dy dekadat e fundit, studentët në këtë universitet kanë besuar se Mafishi do t'u sjellë atyre fat të mirë në provime.

Mafishi, i cili përkthehet nga gjuha lokale bemba do të thotë peshk i madh, ishte të paktën 22-vjeç dhe kishte jetuar në një pellg në universitet për më shumë se 20 vjet, tha përfaqësuesi i studentëve Lawrence Kasonde.

Vdekja e peshkut është ende duke u hetuar, raporton BBC. Lamtumira e fundit do të organizohet së shpejti dhe balsamimi është duke u konsideruar.

Disa studentë vizituan peshkun para provimit dhe të tjerëve u pëlqente ta shikonin pasi i relaksonte.

"Ai ishte një ikonë e universitetit tonë", thotë studenti i vitit të dytë Edwin Nambo.

"Vetëm shikimi i peshkut do të sillte paqe në shpirtrat tanë para provimit dhe në kohë të vështira."

Presidenti Lungu citoi Mahatma Ghandi në mesazhin e tij për vdekjen e favoritit kombëtar:

"Madhësia dhe përparimi i një vendi mund të matet nga mënyra se si i trajton kafshët e tij."

Kreu i opozitës Hakainde Hichilema gjithashtu tha: “Ne simpatizojmë studentët dhe stafin e universitetit për ngordhjen e peshkut të tyre të dashur Mafishi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat