Prodhon helm njëlloj si i merimangës, shkencëtarët zbulojnë pemën e çuditshme

Ndryshe

Prodhon helm njëlloj si i merimangës, shkencëtarët zbulojnë pemën e çuditshme

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:36
Ilustrim

Në Australi ndër vite janë zbuluar lloje të ndryshme merimangash dhe gjarpërinjsh helmues, por kësaj here një pemë ka çuditur shkencëtarët.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Queensland-it, kanë zbuluar një lloj helmi, i ngjashëm me atë të merimangave vdekjeprurëse.

Sipas tyre, kjo substancë toksike prodhohet nga disa lloje bimësh të quajtura Gympie-Gympie, që gjenden gjërësisht në pjesën jugore të Australisë.

Këto pemë i kanë gjethet të mbuluara me qime të imëta, të ngjashme me gjilpërat dhe dihet se shkaktojnë dhimbje ekstreme, që zgjasin gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat