Historia e jashtëzakonshme e miliarderit që s’ka më asnjë kacidhe dhe është i lumtur! Ai fali 8 miliardë dollarë

Ndryshe

Historia e jashtëzakonshme e miliarderit që s’ka më asnjë kacidhe dhe është i lumtur! Ai fali 8 miliardë dollarë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 23:06
Charles Chuck Feeney

Charles Chuck Feeney, themeluesi i “Duty Free Shoppers” është zyrtarisht trokë, ashtu siç vetë ka dëshiruar prej kohësh.

Dikur llogaritë e tij bankare përfshinin shifra marramendëse, por tashme 89-vjeçari nuk gëzon asnjë kacidhe.

Mësohet se ish-miliarderi i ka dhënë të gjitha paratë për bamirësi. Në një artikull ekskluziv, prestigjiozja “Forbes” shkruan “Miliarderi që dëshironte të vdiste i varfër, është zyrtarisht pa para”.

Përgjatë karrierës së tij, Feeney ka dhuruar në mënyrë sekrete dhe larg bujës mediatike shuma të mëdha për bamirësi. Përherë ka qenë admirues i jetës së thjeshtë, çka duket fare mire edhe nga apaartamenti i tij modest në San Francisco.

Gjatë katër dekadave të fundit, Feeney ka dhuruar më shumë se 8 miliardë dollarë për bamirësi, universitete dhe fondacione në të gjithë botën.

Së fundmi, ekzaktësisht më 14 shtator, 89-vjeçari i zbrazi totalisht llogaritë e tij dhe nuk mund te ishte më i lumtur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat