​Zbulimi arkeologjik në Maliq - objekti prej qeramike u gjet rastësisht nga një fermer teksa po punonte tokën

Ndryshe

​Zbulimi arkeologjik në Maliq - objekti prej qeramike u gjet rastësisht nga një fermer teksa po punonte tokën

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 15:55
​Zbulimi arkeologjik në Maliq - objekti prej qeramike u gjet rastësisht nga një fermer teksa po punonte tokën

Një pitos objekt arkeologjik i cili i përket shekullit të 6-5 para Krishtit është zbuluar në fshatin Podgorie në Maliq të Shqipërisë.

Objekti prej qeramike u zbulua rastësisht nga një fermer teksa po punonte tokën e tij dhe sipas specialistëve është një tjetër zbulim arkeologjik me rëndësi që del në dritë në këtë zonë të njohur për pasuritë arkeologjike.

Pitosi është prej qeramike, i përzierë me guralecë të vegjël, me një lartësi prej 145 cm, gjerësi 65 cm ndërsa i përket periudhës së vonë arkaike-klasike, të shek. VI-V para Krishtit.

Zona e Maliqit është ndër më të pasurat me objekte dhe elementë të tjerë arkeologjikë dëshmi e vendbanimeve të hershme por ndërsa një pjesë e tyre kanë dalë në dritë të tjera mbeten ende te pazbuluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat