Nuk guxon të shkosh në Prishtinë: Serbi i cili kaloi 500 kilometra për të bërë një video!

Ndryshe

Nuk guxon të shkosh në Prishtinë: Serbi i cili kaloi 500 kilometra për të bërë një video!

Nga: D.G. Më: 30 shtator 2020 Në ora: 12:22
David Kezri

Një video është bërë hit në rrjetin social TikTok, kur një i ri nga Serbia vendosi të udhëtojë për në Prishtinë. Arsyeja për këtë është më se e papritur.

Në të vërtetë, siç shpjegon ai në video, dikush në rrjetin social të përmendur e kërcënoi në komente se "do ta thyejë nofullën po të flasë serbisht në Prishtinë".

"Kjo është përgjigje ndaj një personazhi që më tha se do të ma thyenin nofullën po të më dëgjojë duke folur serbisht në Prishtinë," thekson i riu, dhe pastaj vendos për një lëvizje, siç thotë ai, "nga parimi".

Ai dokumentoi në video se bleu një biletë autobusi për në Prishtinë, shkoi atje pa menduar dhe qëndroi para flamurit shqiptar në qendër të qytetit.

Nga atje, ai tha:

"Këtu po ju drejtohem juve para flamurit shqiptar. Do të thotë se do të flas çfarëdo gjuhe që dua, kudo që dua. Gjëja më e rëndësishme është që ne të kuptohemi, apo jo?", vuri në dukje ai dhe bëri një sy në kamerë.

TikTokeri është një djalë me emrin David Kezri i cili është me origjinë serbo-iraniane dhe jeton në Beograd, dhe llogaria e tij TikToker është shumë e njohur.

@gvinpi98

Reply to @skojskull99 #xyzbca #fyp #foryou #viral #4you #balkan #serbia #kosovo #pristina Da, iscimao sam se do Prištine da snimim video iz principa?

♬ original sound - David Khezri

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat