Nuk dalin nga shtëpia prej një viti se nuk kalojnë dot trotuarin e shkatërruar

Ndryshe

Nuk dalin nga shtëpia prej një viti se nuk kalojnë dot trotuarin e shkatërruar

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 23:33
Historia ka për protagonistë dy pleq nga Para në Greqi

E vetmja mënyrë për të dalë nga shtëpia për një çift në moshë të thyer, është që të përshkojnë këtë palo trotuar që shikoni në fotot e mëposhtme.

Por janë shumë të moshuar për të bërë akrobaci. Ndaj nga frika se mund të rrëzohen dhe tu shtohen vuajtjet, janë të detyruar që prej një viti të ngujohen brenda shtëpisë me qira ku jetojnë.

Historia ka për protagonistë dy pleq nga Para në Greqi.

Më 23 tetor 2019, ata bënë një kërkesë në bashko, me ndihmën e të afërmve, duke kërkuar që të rregullohet trotuari pranë shtëpisë së tyre, që të mund të dalin dhe ata nga shtëpia.

Por ka kaluar gati një vit që kërkesa nr 28014 e depozituar në bashkinë e Patrës, fle gjumë. Kërkesa për zgjidhjen e këtij problemi ka shkuar deri te Departamenti i Mbikëqyrjes së Infrastrukturës dhe Ndërtimit të Rrugëve, i cili u ngarkua nga ana e Bashkisë së Patras, për të riparuar këtë trotuar.

Megjithatë askush nuk është shfaqur, duke lënë në mëshirë të fatit dy të moshuarit e gjorë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat