Turistja kthen artefaktet e vjedhura në Pompeii pasi vuan “mallkimin” nga to

Ndryshe

Turistja kthen artefaktet e vjedhura në Pompeii pasi vuan “mallkimin” nga to

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 23:54
“Ju lutem, merrini prapa, ato sjellin fat të keq”, ka shkruar ajo

Një turiste që kishte vjedhur relikte nga qyteti i lashtë Pompeii para 15 vjetësh, i ka kthyer artefaktet në vend pasi ka thënë se ato ishin të “mallkuara”.

Kanadezja ka dërguar një paketë në të cilën kishte dy pllaka mozaiku, pjesë të një vazoje dhe pjesë qeramike nga një udhëtim në Pomepii të Italisë, bashkë me një letër rrëfimi.

Ajo ka thënë se pjesët e vjedhura i kanë sjellë fat të keq në vitet pasi i kishte vjedhur, duke përfshirë kancerin e gjirit që i ishte shfaqur dy herë dhe vështirësive financiare.

“Ju lutem, merrini prapa, ato sjellin fat të keq”, ka shkruar ajo.

Në kohën e vjedhjes, gruaja kishte thënë se donte të kishte një pjesë të historisë të cilën “nuk mund ta kishte askush” por se reliktet kishin “shumë energji negative”.

Pompeii është një nga vendet më të vizituara në Itali si vend i lashtë, teksa përgjatë viteve është përballur me vjedhje nga turistët.

Kanadezja kishte shkruar në letër se e kishte marrë mësimin dhe se kërkonte “falje nga Zoti” duke shtuar se nuk donte që ky mallkim t’i kalonte familjes apo fëmijëve të saj.

Por ajo nuk është e vetmja që pendohet. Paketa mbante edhe një letër tjetër nga një çift, po ashtu nga Kanada, bashkë me disa gurë të vjedhur në vitin 2005.

Ata kishin shkruar se i vodhën pa menduar për “dhimbjen dhe vuajtjet që kishin përjetuar shpirtrat dhe vdekjet e atyre njerëzve” gjatë shpërthimit që kishte ndodhur aty.

Përgjatë viteve ka shumë relikte të vjedhura që janë kthyer në vend bashkë me letra që tregonin fajësinë.

Shumicën e herëve, turistët duan t’i mbajnë reliktet si suvenire, por shumë hajdutë përpiqen t’i shesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat