6 gjërat që njerëzit e pasur i bëjnë ndryshe

Ndryshe

6 gjërat që njerëzit e pasur i bëjnë ndryshe

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 07:04
Bill Gates

.Harv Eker ka thënë: ''Është aritmeikë e thjeshtë, të ardhurat tuaja shkojnë për nevojat që keni’’. Mirëpo, pasuria sipas tij nuk ka të bëjë vetëm me punën, por ka të bëjë edhe me mënyrën tuaj të të menduarit. Njerëzit e pasur investojnë në fitime 24 orë në ditë, duke bërë gjëra të zakonshme, por jo si njerëzit e zakonshëm.

Më poshtë do të lexoni disa nga zakonet që bëjnë njerëzit e pasur:

Ata nuk paguajnë para për një markë

Themeluesi i Facebook, Mak Zuckerberg ka shpjeguar një herë se kjo gjë e ka ndihmuar të mos shpërqëndrohet nga qëllimet globale. Ai mban çdo ditë një bluzë gri, sepse, sipas filozofisë së tij, ai dëshiron t’i shërbejë më shumë komunitetit të tij, sesa të shpenzojë energji me gjëra të tjera.

''Ndihem sikur nuk po bëj punën time, nëse harxhoj ndonjë nga energjitë e mia në gjëra që më duken budallallëqe, kështu që ia përkushtoj komplet energjinë ndërtimit të produkteve dhe shërbimeve më të mira’’.

Gjithashtu, njeriu i dytë më i pasur në botë, Bill Gates, blen gjëra të lira. Për shembull, ai mban një orë dore Casio Illuminator W214H-1AB, e cila kushton 24 dollarë. Vetë miliarderi tregon më lumturi sa e ka blerë.

Ata konsumojnë ushqime të shëndetshme

Shkrimtari, folësi publik dhe filantropi Tony Robbins ka një pasuri neto prej 500 milion dollarësh. Ju mund të mendoni se ai i shpenzon paratë për verë të shtrenjtë dhe biftekë të pjekur në zgarë. Por në të vërtetë, ai ndjek një dietë të shëndetshme gjatë ditëve të tij të punës që zgjasin 16 orë.

Ata kanë një ditar

Njerëzit e pasur e kalojnë kohën e tyre në mënyrë produktive. Në librin e tij, Zakonet e pasura: Zakonet e përditshme të suksesit të individëve të pasur, Tom Corley përshkruan disa nga ndryshimet midis zakoneve të të pasurve dhe të varfërve. Ai shprehet se 81% e njerëzve të pasur mbajnë një listë të gjërave krahasuar me 19% të njerëzve të varfër. Ai beson se ky është një nga zakonet kryesore të njerëzve të pasur. Lista duhet të përmbajë gjëra që kanë një mundësi prej 80% të përfundimit brenda një dite. Pastaj në mbrëmje, përmbledhin rezultatet.

Ata e kufizojnë ditën e tyre të punës

Murray Newlands është një sipërmarrës, investitor, këshilltar biznesi dhe folës i cili punon me shumë njerëz jashtëzakonisht të pasur. Ai thotë se të mos punosh në mbrëmje është po aq e rëndësishme sa të punosh në mënyrë produktive gjatë gjithë ditës. Ai rekomandon që pas ores 6 të pasdites duhet të gjeni kohë për veten tuaj dhe të mos kontrolloni asnjë email dhe të mos i përgjigjeni asnjë telefonate.

Ata investojnë në marrëdhënie

Tom Corley ka edhe një këshillë tjetër të mirë. Ai beson se 79% e sipërmarrësve të suksesshëm kalojnë 5 ose më shumë orë çdo muaj në rrjet. Kjo do të thotë të qëndrosh në komunikim të vazhdueshëm me njerëz të suksesshëm të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre me ty dhe të flasin për idetë e tyre më të mira. Rrjetëzimi me të tjerët në industrinë tuaj do t'ju japë njohuri nga ata që tashmë kanë bërë gabime të kushtueshme dhe mund të përfundojnë duke ju mbrojtur prej tyre.

Ata lexojnë lajmet

Njeriu i pestë më i pasur në planet, Warren Buffett, gjithashtu pëlqen leximin. Ai lexon rreth 6 gazeta në ditë. Ai shpjegon: Shikoni, puna ime në thelb është vetëm duke mbledhur gjithnjë e më shumë fakte dhe informacione dhe herë pas here duke parë nëse kjo çon në ndonjë veprim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat