Ndodh edhe kjo, ariu frikësohet nga qeni i vogël – madje tenton të ngjitet në pemë nga frika

Ndryshe

Ndodh edhe kjo, ariu frikësohet nga qeni i vogël – madje tenton të ngjitet në pemë nga frika

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 15:28
Foto Ilustrim

Kemi dëgjuar që nga ariu të ikin dhe frikësohen shumë kafshë të egra, por jo edhe kur ariu frikësohet nga një qen i vogël.

Një video e publikuar në internet dhe e filmuar në British Columbia të Kanadasë, shfaq momentin kur një qen i vogël i vërsulet ariut i cili nga frika madje tenton të ngjitet në një pemë.

Çifti bashkëshortor David dhe Marissa Jonsson kishin shkuar për pinkik në një zonë malore, ku me vete kishin marrë edhe qenushin e quajtur Jersey.

Por në një moment para tyre shfaqet një ari, të cilit i vërsulet qeni i tyre që nuk kishte fare frikë. Madje e detyron ariun të tentojë të ngjitet në pemë.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet dhe prej postimit të saj ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat