Gruaja nxirret nga WC-ja pas 18 muajsh, e kishte burgosur burri

Ndryshe

Gruaja nxirret nga WC-ja pas 18 muajsh, e kishte burgosur burri

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 10:08
Pamje nga video

Policia indiane ka liruar një grua 35-vjeçare të cilën burri i saj e mbajti të bllokuar në një WC të vogël për një vit e gjysmë.

Skena ishte tronditëse: Gruaja kishte mbetur me kockë dhe lëkurë. Në një gjendje të pabesueshme, 35-vjeçarja u lirua nga “burgimi” në fshatin Rishpur në rrethin Panipat në shtetin Haryana.

Burri e mbylli gruan në WC, në një me hapësirë një metër katror, dhe e mbajti atë për 18 muaj në kushte çnjerëzore: pa ushqim dhe ujë të mjaftueshëm.

Motivi për këtë akt të tmerrshëm është ende i paqartë.

Çifti është 17 vjet i martuar dhe së bashku kanë tre fëmijë – një vajzë 15 vjeçe dhe dy djem të moshës 13 dhe 11 vjeç. Fëmijët nuk bënë asgjë për të liruar nënën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat