I sapolinduri përpiqet t’i heqë maskën mjekut, kjo është fotoja që duhet të marrë ‘çmimin e vitit’

Ndryshe

I sapolinduri përpiqet t’i heqë maskën mjekut, kjo është fotoja që duhet të marrë ‘çmimin e vitit’

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 20:44
Dr. Samer Cheaib

Ka gjithmonë një dritë shprese pas këtij bllokimi total që i ka bërë botës koronavirusi. Këtë herë drita në fund të tunelit vjen nga një i sapolindur, fotoja e të cilit është bërë virale në të gjithë rrjetin.

Mbajtja e një maske është bërë 'normale e re' në mënyrën tonë të jetës për të bërë të mundur sa më shumë uljen e infektimit të virusit.

Pa dyshim, të gjithë njerëzit janë duke pritur kohën kur do t’i rikthehen realitetit, kur mund të dalin në çdo vend që duan, të shkojnë në kinema dhe, mbi të gjitha, të jenë pa maska.

Në këtë situatë, këtë mesazh e dëshirë njerëzore askush më mirë se ky i sapolindur nuk mund ta përcillte.

Një gjinekolog në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dr. Samer Cheaib, shpërndau fotografinë e një të sapolinduri që e priti të vijë në jetë. Pasi e postoi në Instagram bashkë me mesazhin e tij, fotoja pati ndikim të jashtëzakonshëm. Fotografia tregon dorën e porsalindur që mbërthen maskën e mjekut, duke u përpjekur ta heqë atë nga fytyra, si për t’i zbuluar atij buzëqeshjen.

"Ne të gjithëve na duhej një shenjë që do të heqim maskën së shpejti",- shkroi Dr. Cheaib në fotografinë e tij në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat