Momente tmerri! Pitoni gjigand mbështjell gruan

Ndryshe

Momente tmerri! Pitoni gjigand mbështjell gruan

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 21:45
Pamje nga video

Një grua në Australi po pastronte garazhin kur shikon se poshtë makinës së saj ndodhej macja dhe një piton duke u zënë me njëri-tjetrin.

Gruaja afrohet pranë makinës dhe pitoni rreth 2-3 metra mbështillet nëpër këmbën e saj.

Ajo nuk mund ta hiqte pitonin nga këmbë kështu njoftoi shërbimin e urgjencës për ta ndihmuar.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e policëve të cilët i erdhën menjëherë në ndihmë dhe u përpoqën që t’ja hiqnin pitonin. Gruaja po mbante kokën e pitonit mënjanë ndërkohë që një police po ia hiqte nga këmba. Në momentin që policia ia hoqi nga këmba, gruaja e merr pitonin dhe e lëshon në bar që të vazhdonte rrugën e tij. Në ato momente ajo tregon se pitoni nuk ishte i saj dhe ishte i egër, kjo gjë i ka shokuar policët.

Ky lloj pitoni nuk është helmuese për njerëzit, por një pickim mund të shkaktojë dëme të tilla si plagë të thella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat