Një franceze donte të bënte një fotografi të një mjellme si suvenir ndërsa ecte në park, pa e kuptuar që së shpejti do të merrte një mësim të rëndësishëm për koronavirusin.
— -VÉNOM- (@anthonysarti11) September 10, 2020
Videoja, e cila shpejt u bë virale në mediat sociale dhe ka miliona shikime, tregon një grua në Francë që i afrohet një mjellme me një maskë në qafë, por ajo së shpejti "i tregoi asaj se si të vishte maskën" duke përdorur sqepin e saj përshtatur shpejt në fytyrë.
Shumë përdorues të mediave sociale thanë me shaka se "kafshët kuptojnë më mirë se njerëzit se si të ndalojnë përhapjen e virusit".