Videoja që çmendi gjithë Amerikën, vallëzimin e Trumpit të gjithë po e imitojnë

Ndryshe

Videoja që çmendi gjithë Amerikën, vallëzimin e Trumpit të gjithë po e imitojnë

Nga: D.G. Më: 21 tetor 2020 Në ora: 08:20
Imituesja dhe Trumpi duke vallëzuar

Lëvizjet e vallëzimit të Donald Trump, të cilat ai po demonstron në tubimet e tij parazgjedhore kohët e fundit, ua kanë vënë flakën rrjeteve sociale.

Kur doli videoja e presidentit amerikan duke kërcyer në skenë, ose të paktën duke u përpjekur ta bënte këtë, nuk u desh shumë që lëvizja e tij e pazakontë të kthehej në një sfidë Tik-Tok.

Përdoruesit përmbytën rrjetin social të urryer kinez të Trumpit me versionet e tyre të një vallëzimi të çuditshëm dhe u përpoqën të rikrijonin lëvizjet unike të Trumpit dhe videot shtuan sfonde të ndryshme muzikore, duke e bërë gjithçka edhe më gazmore.

Përndryshe, në tubimin ku u bë videoja, Donald Trump vallëzon me këngën Y.M.C.A nga grupi Village People, por në vend të koreografisë së zakonshme, në të cilën krijohen shkronjat nga titulli i këngës, Trump i dha hitit të famshëm të diskos stilin vet.

Imiteuesja dhe Trumpi duke vallëzuar

Shikojeni:

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat