Qytetari hakmerret ndaj qeverisë, futet në supermarket vetëm me të brendshme dhe maskë

Ndryshe

Qytetari hakmerret ndaj qeverisë, futet në supermarket vetëm me të brendshme dhe maskë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:11
Chris Noden

Një burrë u fut të blinte në një supermarket në Uells, i veshur vetëm me të brendshme, por ama nuk e kishte harruar maskën në fytyrë.

Chris Noden, 38 vjeç, u ndalua nga stafi i sigurisë teksa përpiqej të fuste karrocën e tij në dyqanin Tesco në Newport, Gwent.

Ai u filmua nga gruaja e tij, 33-vjeçarja Dawn. Ajo u thotë punëtorëve: 'Tani rrobat nuk janë thelbësore. Politika juaj e dyqaneve thotë se rrobat nuk janë thelbësore. Lëreni të futet për të blerë disa rroba”.

Por një roje sigurie thotë: 'Ai nuk është veshur siç duhet. Nuk mund të vini të veshur ashtu”.

Ky veprim i tij vjen si revoltë ndaj vendimit të marrë për ndalimin e shitjes së disa mallrave përfshirë këtu edhe rrobat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat