Kërcim prej 40 metrash lartësi: Pa parashutë hidhet në det

Ndryshe

Kërcim prej 40 metrash lartësi: Pa parashutë hidhet në det

Nga: D.G. Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:40
Kërcimi i John Breamit

John Bream, ish-anëtar i regjimentit britanik të parashutistëve, u përpoq të thyejë rekordin e ri botëror, duke u hedhur nga një helikopter në det - pa parashutë.

Bream, i njohur me pseudonimin Flying Fish, u hodh nga një lartësi prej 40 metrash në det pranë ishullit Halying në Mbretërinë e Bashkuar. Zhytësit që siguruan vendin thanë se Bream ishte për pak kohë pa ndjenja pasi papërshtatshëm ra në det dhe goditi kokën dhe u dërgua në spital si një masë paraprake. Ai më vonë u pa duke biseduar me stafin mjekësor ndërsa e kontrollonte. 

Ky kërcim ishte i një natyre humanitare pasi Bream mblodhi para për objektet e shëndetit mendor. Paratë do të dhurohen për shoqatat që kujdesen për veteranët e luftës. 

BBC shkruan se Bream tha qysh në korrik se e gjithë kjo është "shumë e dhimbshme" për ata që i njihnin veteranët që ia kanë marrë vetes jetën. Ai shtoi se është shumë e vështirë të largohesh nga ushtria dhe se dëshiron të tregojë se nuk duhet të jetosh në të kaluarën, se gjëra të mëdha ende mund të arrihen. 

Libri i Rekordeve Guinnessit tha se janë ende duke pritur prova të përpjekjes për të thyer rekordin botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat