Fqinjët bashkohen për të transformuar rrugicën e mbushur me minj dhe mbeturina, në një kopsht të përbashkët

Ndryshe

Fqinjët bashkohen për të transformuar rrugicën e mbushur me minj dhe mbeturina, në një kopsht të përbashkët

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:20
Foto Ilustrim

Fqinjët janë bashkuar për të shndërruar një rrugicë të mbushur me mbeturina, minj dhe nga rrëmujat e qenve në një hapësirë të gjallë të komunitetit.

Sipas mediave të huaja,barërat e këqija “rrëmbyen” murin dhe pajisjet e braktisura të kuzhinës u shpërndanë përreth rrugicës në Birkenhead, Wirral – Angli, e cila hapësirë siç thonë fqinjët, ishte lënë e paprekur për vite me radhë.

Por një grup prej 20 vendasish vendosën të ndërhynin, të gjithë duke u përpjekur për ta pastruar atë nga rrëmujat e dëmshme të qenve dhe për ta shndërruar atë në një hapësirë të komunitetit, me tavolina, bimë të ndryshme dhe lule.

Janet Hardman, një nga “koordinatoret e projektit”, tha se ajo po fliste me fqinjët për kohën, gjatë së cilës kishin jetuar në zonë për 22 vjet.

Ajo tha: “Rrugica ishte një rrëmujë absolute – kishte miza, pleh qensh, minj, si dhe barëra të këqija të rritura”.

“Ne kontaktuam me këshilltarin tonë lokal i cili na ka vënë në kontakt me Agjencinë e Mjedisit dhe ata dhuruan bimë dhe kuti lulesh, në mënyrë që ne t’i vendosnim ato.Ne të gjithë kemi bërë pjesën tonë; disa njerëz kanë bërë mbajtës zogjsh, stola, karrige, shporta të varura dhe shumë prej tyre janë ricikluar”.

“Unë kam jetuar këtu për 22 vjet dhe si rezultat i këtij projekti, unë jam duke folur me njerëz me të cilët nuk kam folur kurrë”.

Image
Foto 1.
Image
Foto 2.
Image
Foto 3.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat