Alienët ekzistuan në Tokë, por u larguan?

Ndryshe

Alienët ekzistuan në Tokë, por u larguan?

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

A ekzistojnë alienët? A jemi të vetëm në univers? A ka jetë jashtëtokësore? Këto janë disa prej pyetjeve që janë shtruar përgjatë viteve nga shkencëtarët, qeveritarët dhe njerëzit e thjeshtë.

Dhe tani, një shkencëtar amerikan thotë se një formë e avancuar e jetës mund të jetë realitet – por që u zhduk shumë kohë më parë. Profesori Jason Wright, një profesor i astronomisë dhe fizikës në Universitetin Shtetëror Pennsylvania, publikoi një shkrim në arXiv në të cilin ai pretendon se ‘speciet e lashta teknologjike’ mund të kenë jetuar në Tokë miliarda vjet para racës njerëzore.

Ai nuk është 100% i sigurt nëse këto specie jetuan në Tokë, Venerë apo në Mars. Megjithatë, ai thotë: “Duke e ditur se njihet për jetë komplekse, origjina më e dukshme për një specie të mëparshme të çfarëdo lloji është Toka”.

“Venera e ditëve të sotshme është një kandidat i tmerrshëm për specie teknologjike, me temperaturë sipërfaqësore rreth 400 gradë C”, thotë ai. Wright beson se speciet e lashta janë zhdukur, por se njerëzit kanë gjetur shenja të tyre edhe në të kaluarën,

Megjithatë, ai thotë se dëshmia më e mirë fizike rreth ekzistencës së këtyre specieve tani mund të jetë humbur. Por pse Wright mendon se këto specie të lashta janë zhdukur?

Ai thotë se: “Përgjigja më e mirë” është një kataklizëm, “qoftë ndonjë ngjarje natyrore si rënia e ndonjë asteroidi, katastrofë globale klimatike apo vetë-shkatërrim”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat