6 shenja që tregojnë se po diskriminoheni në punë

Ndryshe

6 shenja që tregojnë se po diskriminoheni në punë

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 20:36
Ilustrim

Shumica e kompanive thonë se të gjithë pjesëtarët e saj duhet të ndjehen se i përkasin një familjeje. Por nuk ndodhë gjithmonë kështu në të gjitha vendet e punës. Në disa prej tyre shumë punonjës diskriminohen vazhdimisht. Nganjëherë dikush nuk është i vetëdijshëm që është duke u diskriminuar. Disa të tjerë e kuptojnë që diçka nuk është në rregull, por nuk janë shumë të sigurt në këtë dhe nuk duan të flasin.

Por janë disa shenja që mbase deri më tani nuk i keni konsideruar që janë diskriminuese, por ato janë të tilla.

Pyetje të dyshimta gjatë intervistës

Në gjithë procesin e punës, diskriminimi mund të fillojë aq herët sa edhe vetë intervista. Në këtë pjesë, sjelljet diskriminuese përfshijnë pyetje të parëndësishme, komente nga ana e intervistuesve, apo supozime duke u bazuar në; gjininë e kandidatit, moshën, racën apo të ngjashme. Ka raste kandidatet femra, intervistohen për një pozitë në një nga industritë ku dominojnë meshkujt, në këto raste nëse ajo pyetet për pëlqimin e punës, ndodhë që po ajo pyetje nuk i drejtohet edhe kandidati mashkull.

Komunikim nënçmues

Në mjediset diskriminuese të punës mund të vini re edhe një ton të pakëndshëm, kur ju drejtohen kolegët apo mbikëqyrësit. Nëse ju flitet me ton të ashpër, nënçmues apo edhe bëhet shaka dhe komente fyese rreth jush, sidomos rreth racës, gjinisë, moshës apo orientimit seksual, kjo mund të jetë shenjë e diskriminimit në punë.

Masa disiplinore të padrejta

Kritikat e padrejta si edhe masat disiplinore të paarsyeshme mund të jenë gjithashtu shenja të diskriminimit, e veçanërisht kur ato vijnë nga eprori. Kjo mund të ndodhë sepse eprori juaj mund të ketë paragjykime të pavetëdijshme. Është gjithashtu e mundur, që ata janë duke e krijuar situatën në atë mënyrë që ju të largoheni nga puna.

Pagë të pabarabartë

Shumë punëdhënës ua ndalojnë punonjësve të tyre që t’i diskutojnë pagat e tyre me bashkëpunëtorët. Diskutimi rreth pagës me bashkëpunëtorët mund të ju ndihmojë që të identifikoni diskriminimet e mundshme, që kanë të bëjnë me pagesën. Nëse një bashkëpunëtor i juaji që bëni të njëjtën punë dhe keni të njëjtën eksperiencë, ka pagë më të madhe, ky është një diskriminim e sidomos në rastet kur dalloni nga raca, mosha, përkatësia fetare etj.

Promovim i padrejtë

Ndoshta do të ju duhet vetëm njëherë që të ndaleni dhe të shikoni rreth pozitave në vendet e punës për ta kuptuar nëse aty është duke u bërë diskriminim. Ndaluni dhe pyesni: A po ndodhë çdoherë që gjinia mashkullore ka pozita menaxheriale, ndërsa gjinia femërore mbetet vetëm në pozita administrative?

Këtë mund ta provoni edhe me vetën. A jeni duke u udhëhequr nga dikush me pak i kualifikuar sesa ju edhe pasi i keni treguar të gjitha aftësitë dhe interesin e duhur që ta merrni një pozitë më të lartë?

Paragjykime për moshën

Në rastet kur dëgjoni kolegët duke bërë komente qesharake në lidhje me personat që kanë moshë më të madhe, atëherë edhe kjo mund të jetë një nga shenjat e diskriminimit gjatë orarit të punës. Një diskriminim i llojit të tillë është edhe kur eprori i grupit paragjykon njohuritë e një punonjësi për teknologjinë, duke u bazuar në moshën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat