Gjendet pas një shekulli mesazhi i dërguar me pëllumb, ishte shkruar nga një ushtar

Ndryshe

Gjendet pas një shekulli mesazhi i dërguar me pëllumb, ishte shkruar nga një ushtar

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 08:30
Ilustrim

Pas më shumë se një shekulli që kur ishte shkruar nga një ushtar gjerman, mesazhi i nisur me një pëllumb transportues është gjetur rastësisht.

Në shtator, një çift gjatë një shëtitjeje në rajonin francez Alsace, u ndesh me një kapsulë alumini të vogël në një fushë.

Brenda saj ishte një mesazh i shkruar në gjermanisht, mezi e lexueshme, në një letër të hollë, shkruan BBC.

Mesazhi duket të jetë të shkruar vitin 1910 ose 1916. Kujdestari i Muzeut Linge, Dominique Jardy, e përshkruan atë si “super të rrallë”.

Ushtari ishte me bazë në Ingersheim, atëherë pjesë e Gjermanisë, kurse tash në Francë.

Çifti që gjeti letrën, e dërguan atë në muze, ku tash mesazhi do të ekspozohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat