E quajnë Korona, nëna e 5 fëmijëve tregon tmerrin që po përjeton çdo ditë

Ndryshe

E quajnë Korona, nëna e 5 fëmijëve tregon tmerrin që po përjeton çdo ditë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 10:26
Korona

Pandemia e koronavirusit ka lënë pasoja të shumta në shoqërinë njerëzore.

Mirëpo nga Mbretëria e Bashkuar vjen rasti më i pazakontë, ku një nënë e 5 fëmijëve bullizohet pasi quhet Korona.

Ajo jeton në “pikën më të nxehtë” të Mbretërisë së Bashkuar.

Nëna bën me dije se nuk ka ditë që ajo mos bombardohet dhe bullizohet nga njerëzit për shkak të emrit të saj.

Korona shpjegon se merr telefonata të pafundme nga të panjohur të cilët e tallin duke i thënë se si ndihet duke e ditur që po infekton gjithë botën.

“Emri im nuk ka asnjë lidhje me virusin, unë thjesht u bëra pak e pafat kur ata i dhanë një emër zyrtar.”- shpjegon nëna.

Korona shprehet se mërzitet shumë kur shikon që njerëzit i qeshin në fytyrë pikërisht sa dëgjojnë emrin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat