‘Ujqërit përbindësha’, banorët në Japoni vendosin robotë për t’i trembur arinjtë

Ndryshe

‘Ujqërit përbindësha’, banorët në Japoni vendosin robotë për t’i trembur arinjtë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:27
Foto Ilustrim

Në qytetin japonez të Takikawa, dy “Ujqër përbindësh” janë vendosur strategjikisht në disa vende.

Këta janë robotë dhe janë vendosur për të trembur arinjtë që janë një rrezik për banorët e këtij qyteti.

Sipas mediave lokale në ishullin Hokkaido, arinjtë mund të shihen gjithnjë e më shpesh pranë qyteteve dhe fshatrave dhe disa dhjetëra sulme janë regjistruar tashmë, dy prej të cilave ishin fatale.

‘Ujqërit’ gjigantë robotë (fjalë për fjalë quhen ‘Ujku përbindësh’, i bërë nga Ohta Seiki) duken kryesisht si kafshë të vërteta, vetëm se ata janë, natyrisht, shumë më të mëdhenj dhe kanë sy të kuq të ndezur.

Nëse vëren lëvizjen në mjedis, ky robot lëshon një tingull që i ngjan ulëritjes së një ujku të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat