“Gara e madhe” e blerjes zgjati rreth dy javë – pëllumbi belg shitet për hiq më pak se 1.6 milion euro

Ndryshe

“Gara e madhe” e blerjes zgjati rreth dy javë – pëllumbi belg shitet për hiq më pak se 1.6 milion euro

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:20
Pëllumbi belg

Një tifoz i pasur kinez i garave të pëllumbave vendosi një çmim rekord prej 1.6 milion euro (1.9 milion dollarë) për zogun e racës belge.

Sipas Euronews, gjatë një gjysmë ore të furishme në fund të një ankandi dy-javor në qendrën e pëllumbave Pipa, dy ofertues kinezë që vepronin me pseudonimet Super Duper dhe Hitman ngritën çmimin ndërsa bënë oferta kundër njëri-tjetrit.

Dhe oferta përfundimtare ishte shumë e lartë – madje duke lënë shumë mbrapa edhe rekordin e mëparshëm që Armando arriti vitin e kaluar, me 350,000 euro (406,000 dollarë).

Oferta e së dielës ishte përsëri provë se sporti dikur i çuditshëm, i cili dukej se ishte i destinuar të zhvillohej vetëm disa vjet më parë, tani ka një interesim të ri – madje elitar.

Gjatë të dielës thuhet se në ankand u nxorën të 445 zogjtë dhe shitja e përgjithshme tashmë ka kaluar vlerën e 6 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat