Pak ditë më parë një asteroid i paparashikuar ka kaluar vetëm pak kilometra nga Toka

Ndryshe

Pak ditë më parë një asteroid i paparashikuar ka kaluar vetëm pak kilometra nga Toka

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 07:32
Ilustrim

Në një moment ku e gjithë bota po alarmohet me të drejtë nga qenie mikroskopike si virusi SARS-Cov-2, lajme të befasishme na tregojnë që të papritura mund të vijnë edhe duke ngritur kokën lart.

Dhe në fakt, një gjë është e sigurt, një asteroid ka kaluar në datë 13 nëntor në një distancë tepër të afërt nga planeti ynë. Jo vetëm, zbulimi i tij u krye pasi vetë asteroidi po largohej nga Toka.

Bëhet fjalë për asteroidin 2020 VT4, të zbuluar nga observatori ATLAS në ishujt Hauai, i cili monitoron pikërisht trupat qiellore që mund të godasin planetin tonë.

Sipas përllogaritjeve, dimensionet  e asteroidit ishin modeste, deri në 10 metra diametër, dhe kjo është arsyeja që radarët dhe teleskopët nuk arritën ta identifikonin në kohë, por vetëm rreth 15 orë pas kalimit më të afërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat