Destinacionet e muajit të mjaltit që çojnë më shumë drejt divorcit

Ndryshe

Destinacionet e muajit të mjaltit që çojnë më shumë drejt divorcit

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 13:24
Foto Ilustrim

Çiftet që duan të qëndrojnë së bashku pas muajit të tyre të mjaltit duhet të shmangin Maldivet, dhe në vend të kësaj të zgjedhin Tajlandën ose Cancunin.

Të dhënat e reja zbulojnë 20 për qind të çifteve që u divorcuan zgjodhën Maldivet luksoze për muajin e mjaltit.

Studimi, i kryer nga Compare.bet pyeti 3,100 njerëz të cilët ishin të divorcuar ose të ndarë, ku ata vendosën të shkonin me pushime pas martesës së tyre.

Cancun

Maldivet kryesuan listën me 620 (20 për qind) që përfunduan të divorcuar, ndjekur nga Marrakeshi në Marok me 527 (17 për qind) të ndarë dhe Bora Bora (13 për qind).

Në vend të kësaj, zgjedha më e mirë është të drejtoheni në Kaliforni ose në Tajlandë – Napa Valley dhe Bangkok kishin vetëm një për qind të njerëzve të ndarë (31 të divorcuar secili).

Bangkok

Kankuni në Meksikë ishte gjithashtu i ulët, me vetëm tre për qind të ndarë pas muajit të mjaltit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat