Ngjitet në oxhakun 450 metra të lartë, britaniku 19-vjeç filmoi çdo veprim për ta dokumentuar “aventurën”

Ndryshe

Ngjitet në oxhakun 450 metra të lartë, britaniku 19-vjeç filmoi çdo veprim për ta dokumentuar “aventurën”

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 13:30
Foto Ilustrim

Adam Lockwood përbri videos së publikuar në YouTube, të cilën e ka filmuar duke u ngjitur në oxhakun 340 metra të lartë në Plomin të Kroacisë, e ka përshkruar si “orët më të mira që i ka kaluar në jetë”.

Ky 19-vjeçar nga Britania e Madhe i cili tash e katër vite jeton në “fije të perit” dhe shpesh luan me jetën, së fundmi është ngjitur në objektin më të lartë në Kroaci.

I ishte shmangur sigurimit në orët e para të mëngjesit dhe ishte ngjitur në maje të oxhakut nga ku ngriti në ajër dronin për të filmuar gjithçka.

Sot Lockwood ka publikuar videon 11-minutëshe që shfaq ngjitjen e tij – në mision e kundërligjshëm në Plomin – do të thotë nga fillimi deri në fund.

Sipas autorit të videos, për këtë mision i janë dashur hiq më pak se 21 orë punë – pra Lockwood qëndroi 21 orë mbi oxhakun e lartë afro 500 metra – nga i cili ka zbritur në tokë pa pësuar ndonjë lëndim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat