Më e çuditshmja që ka parë ndonjëherë: Piloti vëren një monolit misterioz në natyrë

Ndryshe

Më e çuditshmja që ka parë ndonjëherë: Piloti vëren një monolit misterioz në natyrë

Nga: B.S. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 08:24
Monoliti (Screenshot)

Një monoliti misterioz është zbuluar në një pjesë të largët të shtetit amerikan të Utah dhe është parë nga zyrtarët qeveritarë ndërsa numëronin mouflonët nga një helikopter në zonë.

Sipas "The Guardian"-it, struktura prej 3 deri në 3,7 metra e lartë duket se është mbjellë në tokë. Është bërë nga një lloj metali, shkëlqimi i të cilit bie në kontrast të fortë me shkëmbinjtë e kuq që e rrethojnë.

Fotot e para të mouflonëve dhe monolitit u publikuan nga shërbimi i cili patrullon në autostradat e Utahut dhe piloti i helikopterit Bret Hutchings u tha mediave lokale se ishte "gjëja më e çuditshme që ka hasur gjatë gjithë viteve të tij të fluturimit".

Ishte ai që fluturoi për departamentin e sigurisë publike të Utah, i cili ndihmoi stafin e Shoqatës së ruajtjes së kafshëve të egra, të cilët numëruan muflonët në jug të shtetit të lartpërmendur të SHBA-ve.

- Objekti dukej artificial, dukej se ishte mbjellë fort në tokë, patjetër që nuk ra nga qielli! Unë mendoj se ka të bëjë me ndonjë artist të valës së re ose diçka tjetër, mbase ai dikushi është tifoz i madh i odisesë hapësinore të vitit 2001 ”, tha Hutchings.

Monoliti madje i ngjan një skene të famshme nga filmi i Stanley Kubrickut nga viti 1968, në të cilin një grup majmunësh hasin një pllakë gjigande. Pasi vuri re monolitin, ekuipazhi i helikopterit u ul për ta parë më mirë atë. Një video e marrë nga toka, e publikuar nga KLTV-ja, tregon anëtarët e ekuipazhit që ngjiten mbi supet e njëri-tjetrit për të arritur majën e monolitit.

Përndryshe, mouflonët amerikanë, të cilët i përkasin gjinisë së deleve, jetojnë në zona të paarritshme të Utahut dhe mbijetojnë në kushte klimatike shumë të vështira. Nga frika se eksploruesit amatorë mund të ngecin në natyrë ndërsa kërkojnë monolitin misterioz, ekuipazhi i fluturimit nuk zbuloi vendndodhjen e tij të saktë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat