Në rrjetet shoqërore po shpërndahet një video shqetësuese nga BeH-ja, në të cilën një njeri e ndjek me qëllim qenin dhe e shkel me traktor.
Pas këtij akti mizor, traktoristi ikën, ndërsa kafsha qëndron e pafuqishme në rrugë.
Mediet e BeH-së bëjnë me dije se për qenin tashmë janë kujdesur aktivistët e shoqatës "Dreams" dhe reagimi i tyre i shpejtë ishte shpëtimtar për qenin, i cili po trajtihet në një stacion veterinarie në Graçanicë.
Aktivistët kanë thënë se ndaj qytetarit të pandërgjegjshëm do të ngrenë padi.