Si mund ta vidhni për 90 sekonda një Tesla Model X?

Ndryshe

Si mund ta vidhni për 90 sekonda një Tesla Model X?

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 13:47
Foto Ilustrim

Një haker mund të marrë kontrollin e makinës Tesla me një lehtësi të habitshme.

Studiuesi belg i sigurisë Lennert Wouters ishte në gjendje të ‘vidhte’ një veturë Tesla Model X, duke e hakuar atë me një lehtësi të madhe.

Ai përfitoi nga boshllëqet e sigurisë për të riprogramuar sistemin digjital të çelësave brenda pak sekondash në mënyrë që të fitonte akses në një Tesla të mbyllur dhe më në fund ta ndizte atë.

Sulmi mund të kryhet me pajisje jashtëzakonisht të lira dhe përmes një lidhjeje Bluetooth.

Që hakimi të funksionojë, duhet të dini numrin identifikues të Model X, i cili mund të shihet lehtësisht përmes panelit në pult. Kërkesa e dytë është që të jeni deri në pesë metra larg çelësit të pronarit të Tesla.

Meqenëse pajisja për sulmin – në këtë rast një Raspberry Pi – mund të vendoset në çantë shpine dhe të kontrollohet përmes telefonit tuaj inteligjent, ju mund të uleni disa metra larg viktimës.

Përmes një pike të dobët, Wouters ishte në gjendje të riprogramonte çelësin dhe kështu të vidhte kodin e shkyçjes për të hapur makinën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat