E dhimshme: Demi ikën nga thertorja dhe fshihet në pyll

Ndryshe

E dhimshme: Demi ikën nga thertorja dhe fshihet në pyll

Nga: B.S. Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 10:45
Demi i ikur (Screenshot)

Një pamje e parëndomtë është shënuar pardje rreth mesdite në Sllatinë të Kroacisë. Nëpër qëndër të qytetit po braponte një dem. Në videon të cilën qëndrës për informim të Viroviticës ia ka dërguar një lexuese, demi gati përplaset me një kalimtar, i cili për fat arrin t'i shmanget.

Demi ka ikur nga një kompani e afërt, ku pronari e kishte çuar për ta therur dhe me vrap është nisur drejt qendrës së qytetit. Për rastin është njoftuar edhe policia, e cila kishte dërguar një patrullë për ta larguar nga rruga, në mënyrë që të mos rrezikohet trafiku, por edhe këmbësorët.

Mediat kroate bëjnë të ditur se demi ka vrapuar deri në pyllin e afërt ku është fshehur. Policia ka thënë se e kanë larguar demin nga qendra e qytetit dhe se i kanë njoftuar gjuetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat