Tenton të fikë qirinjtë me maskë në fytyrë, presidenti i Venezuelës: Dëshmi që maska mbron

Ndryshe

Tenton të fikë qirinjtë me maskë në fytyrë, presidenti i Venezuelës: Dëshmi që maska mbron

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:09
Foto Ilustrim

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, rrallë lejon që ngjarjet private të mos i shndërrohen në kryelajm të mediave, kështu edhe ahengun e ditëlindjes së tij të 58-të e ka transmetuar në media.

Edhe pse në kohë të pandemisë së coronavirusit dhe krizës së vazhdueshme ekonomike, ku mbi pesë milionë banorë të këtij vendi janë larguar për një jetë më të mirë në vendet tjera, transmetimi i drejtpërdrejtë nga pallati presidencial e ka shfaqur tejet të disponuar Maduron që vallëzonte me gruan,.

Mysafirët e shumtë që ishin mbledhur nuk respektonin distancën fizike, por shumica prej tyre bartnin maska – kurse Maduro ka shfrytëzuar rastin të tregoj se sa efikase janë maskat, ku disa herë tentoi të fikë qirinjtë duke i fryrë – por pa ndonjë sukses sepse ishte maska ajo që ia pamundësoi një gjë të tillë.

Në fund vendosë t’i fikë me gishtërinj – derisa turmës që e duartrokiste i thotë: “Është dëshmi që maska ka rol të madh”. Ky moment mund të shikohet në videon e publikuar më poshtë – më saktësisht në 18:50 minuta.

Në Venezuelë janë regjistruar 100.143 rate me COVID-19 si dhe 873 tjerë që kanë humbur jetën nga coronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat