Ngatërohet dhuruesi i spermës, fëmija del i zi

Ndryshe

Ngatërohet dhuruesi i spermës, fëmija del i zi

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Foto Ilustrim

Jennifer Cramblett dhe Amanda Zinkon kishin kaluar më shumë se një vit në përzgjedhjen e dhuruesit të spermës për lindjen e një fëmije. Për këtë arsye u përzgjodh një person i bardhë për të mos u lënë shumë hapësirë gojëve të liga. Dy gratë kishin paguar 2500 dollarë në bankën e spermës. Por banka kishte një arkiv jo të dixhitalizuar. Provëzat shënoheshin me numra të shkruar me dorë dhe në vend që për këtë çift të përdorej provëza me numër 330 u përdor gabimisht ajo me numër 380. Dy gratë e kuptuan gabimin shumë muaj më vonë, kur Jennifer ishte tashmë shtatzënë.

Nga ky gabim fëmija lindi i zi dhe sot është dy vjet. Por tashmë Cramblett dhe Zinkon e ndjejnë se gjithçka është stres pasi fëmija i tyre nuk do të respektohet. Cramblett ka deklaruar se nuk do ta shkëmbente kurrë me një fëmijë tjetër por ka denoncuar bankën e spermës në mënyrë që kjo të mos i ndodhë dikujt tjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat