E tmerrshme: Zbulohen mbi 1 mijë foto nudo të gruas së mbretit të Tajlandës, të gjitha i kishte në telefonin e saj

Ndryshe

E tmerrshme: Zbulohen mbi 1 mijë foto nudo të gruas së mbretit të Tajlandës, të gjitha i kishte në telefonin e saj

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 10:59
Mbreti me gruan Sineenat Wongvajirapakdi

Qindra fotografi intime të Sineenat Wongvajirapakdi, zonjës së mbretit të Tajlandës, dyshohet se janë vjedhur nga telefoni i saj personal dhe i janë zbuluar aktivistëve anti-monarki si pornografi hakmarrje, si pjesë e një përpjekjeje për të ‘sabotuar’ kthimin e saj.

Më shumë se 1,400 selfie, shumë prej të cilave foto seksuale, thuhet se ishin vjedhur dhe në mënyrë anonime u zbuluan nga një sulm kibernetik që përkon me kthimin e saj në pallat pasi u burgos vitin e kaluar nga mbreti Maha Vajiralongkorn.

Fotografitë private të bashkëshortes mbretërore iu dërguan gjithashtu komentatorit britanik Andreë MacGregor Marshall dhe akademikut Pavin Chachavalpongpun i cili jeton në Japoni dhe përballet me ndjekje penale në Tajlandë për kritikimin e monarkisë.

"Fotografitë janë qartë nga telefonat personalë i Koi”, shkroi Marshall në Tëitter më 22 nëntor të këtij vitin.

Shumica e imazheve janë fotografi që ajo i bëri vetes pra selfie dhe dhjetëra prej tyre janë shumë të qarta

Komentatori britanik Marshall më tej shkroi se imazhet iu dërguan atij pak para lirimit të zonjës Ëongvajirapakdi nga burgu Lat Yao në Bangkok për t’u bashkuar me mbretin me të gjithë titujt dhe privilegjet e saj të rikthyera.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat