Kështu vdisnin gladiatorët e vërtetë

Ndryshe

Kështu vdisnin gladiatorët e vërtetë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:43
Foto Ilustrim

Kocka. Shumë. Është ajo që mbetet nga burra, gra dhe fëmijë. Shtoni edhe disa unaza hekurri të rënda. Në atë kohë ishin të shkëlqyeshme por koha ka bërë të vetën. Janë të lidhur në qafë. Në këtë mënyrë lidheshin skllevrit në mënyrë që të mos kishin mundësi të arratiseshin. Këto dalin sot në dritë nga periferia e një amfiteatri në Saintes në jug të Francës. Sa më shumë që arkeologët po gërmojnë, aq më shumë trupa dalin.

"Daily Mail" i ka kushtuar një artikull të gjatë duke publikuar edhe mjaft foto. Po kush janë këta persona të groposur këtu mes shekullit I dhe II Pas Krishtit. E vështirë ta thuash. Në varre ka pak ose aspak gjëra. Ndonjë vazo. Ndonjë monedhë pa vlerë. Dy prej tyre ishin mbështjellë bashkë më një fëmijë. Monedhat e gjetura kanë të bëjnë me ritin antik që dy monedha u vendoseshin tek sytë të vdekurve për të kaluar lumin e ferrit. Grekët ua vendosnin poshtë gjuhës, romakët në fytyrë.

Nga këto zbulime del në dritë edhe një tjetër realitet i vështirë i atyre kohëve dhe që lidhet me gladiatorët. Ata ishin pjesë e spektaklit. Atij elegant. Rrallë ndodhte që pasditeve të kishte edhe përplasje të forta edhe me të vdekur. Kjo edhe sepse një gladiator i stervitur kushtonte një “thes me para”.   Për të kënaqur popullin me përleshje të përgjakshme kishte edhe disa truke. Paraditeve viheshin në përballje të varfrit që nuk kishin paguar taksat ndërsa në mbrëmje kriminelet ose ndonjë të dënuar me vdekje që i jepej mundësia të shpëtonte duke fituar dyluftimin. Si rregull kjo ndodhte diku në mesditë. Një realitet që del nga këto rrënoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat