“Njerëzimi të përgatitet”! Nostradamusi thotë se na presin vullkane të frikshme, tërmete dhe një...

Ndryshe

“Njerëzimi të përgatitet”! Nostradamusi thotë se na presin vullkane të frikshme, tërmete dhe një...

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:53
Michel de Nostredame

Sikur të mos mjaftonte pandemia Covid-19, njerëzimi mund të përballet me Luftën e Tretë Botërore, një tjetër antiKrisht dhe një zhdukje gjallesash në nivelin katastrofik. Ky është parashikimi famëkeq i orakullit Nostradamus, bërë që në shekullin e 16-të.

Një dokumentar i ri në Discovery + përpiqet të depërtojë në vizionet misterioze të astrologut francez. Michel de Nostredame, i cili ndërroi jetë në vitin 1566 është përfolur ndër shekuj me radhë, për parashikimet e shumë ndodhive. Ai cilësohet si njeriu që mundi të shihte në vizionet e tij sulmin e 11 shtatorit në New York, për të vazhduar me lulëzimin e Adolf Hitlerit dhe shumë të tjera. Por duket se bota duhet të përgatitet për shumë më shumë, pasi 942 profecitë e tij vazhdojnë deri në vitin 3793. Dokumentari tregon se si një tërmet shkatërrues do të godasë Kaliforninë dhe lumi Misisipi do të ndahet në gjysmë.

Studiuesi britanik i Nostradamus-it, Bobby Shailer tregon për “The Sun” se pritet gjithashtu që në Tokë të shfaqet antiKrishti i tretë (qenie që trupëzon të keqen), në 10 ose 20 vitet e ardhshme. Po sipas parashikuesit, fundi i Tokës është tepër i largët, pas 1,772 vitesh. Nostradamus, në vizionet e tij pa se në vazhdim, planetin tonë e presin përmbytje gjigante, tërmete të tmerrshme dhe humbje jete.

“Qeveritë duhet të përgatiten”, shprehet Bobby.

Por duket se pas çdo ndodhie të keqe, fshihet një e mirë.  Kur të ndalojmë së luftuari, Toka do të jetojë në një mijë vjet paqe.

“Në fund të Luftës Botërore do të ketë një epokë të Saturnit, e cila nënkupton begati”, shprehet Bobby.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat