Peshkatari kap arragostën e mahnitshme, por gratë i komentojnë në Tik Tok vetëm për pamjen e jashtme

Ndryshe

Peshkatari kap arragostën e mahnitshme, por gratë i komentojnë në Tik Tok vetëm për pamjen e jashtme

Më: 14 maj 2021 Në ora: 08:38
Brodie Moss

Një peshkatar amator ka shpërndarë një video në rrjetin TikTok ku tregon një arragostë gjigande me ngjyra të shkëlqyeshme në brigjet e Australisë, edhe pse shumica e komentueseve femra ishin më të tërhequra nga pamja e tij.

Pasi tregon krijesën e mahnitshme për kameran, burri e lëshon përsëri atë në ujë.

Brodie Moss, publikoi videon e tij në platformë javën e kaluar dhe deri ta akumuluar 3 milionë shikime dhe  rreth 5,000 komente.

Në pamje Moss shihet që mban krijesën gjigande nga gjymtyrët e saj teksa thotë: “Tani do ta lëshoj përsëri. Arragostat mund të jetojnë për disa kohë jashtë ujit prandaj mendova t’ua tregoja edhe juve. Shihe sa i madh është!”

“Të lumtë o njeri i dashur që e lëshove përsëri”, shkruante një komentuese.

“Falemnderit që na e tregove dhe e le përsëri në ujë”, shkruante një tjetër. Ndërsa shumica e ndjekëseve femra vlerësonin pamjen terheqese te peshkatarit, përveç veprimeve te tij dashamirëse.

Kafsha në fjalë njihet si arragosta e shkëmbit. Ajo ndryshon nga arragostat e zakonshme pasi nuk ka ganxhat e mëdha në gjymtyrët e sipërm, por në vend të tyre kjo specie krijon gjemba në guaskën e saj në formë vetëmbrojtjeje.

Arragosta dhe gaforre të ndryshme gjendet thuajse në të gjitha brigjet dhe rrugët natyrale ujore të Australisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat