Shpëtohet syri i tigrit në operacionin e parë të këtij lloji në botë

Ndryshe

Shpëtohet syri i tigrit në operacionin e parë të këtij lloji në botë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:50
Tigri i quajtur Ratna

Syri i një tigri është shpëtuar, në atë që besohet të jetë operacioni i parë i llojit të tillë në botë.

Tigri i quajtur Ratna, 17-vjeçar, jeton në parkun "Shepreth Wildlife Park" afër Universitetit të Cambridge, ndërkohë që stafi e kishte vërejtur se syri i tij i majtë, të cilit më parë i ishte hequr perdja, po përkeqësohej, dhe pas ekzaminimeve u diagnostikua një ulçerë e kornesë, nga një specialist veterinar i syrit.

Ndërhyrja kirurgjike në korne e cila nuk është e zakonshme në kafshët shtëpiake si qentë apo macet, kërkon “më shumë anestetikë”, te Ratna ka deklaruar kirurgu, David Williams nga Universiteti i Cambridges. Deri te ky përfundim, Williams kishte arritur pas dy muajve monitorimi të kujdesshëm.

Tigri i ishte nënshtruar një ndërhyrje për heqjen e perdes së syrit, dy muaj para se të ekzaminohej me problemin e ri. Shëndeti i syrit të tigrit po monitorohej çdo ditë nga stafi i Parkut, për shkak të pikave të syrit që duhej të viheshin te ai.

Një ndërhyrje fillestare në fillim të muajit shkurt të këtij viti, për të trajtuar çrregullimin në ngjyra te syri, nuk kishte dhënë efektin e dëshiruar dhe kështu syri kishte vazhduar të përkeqësohej.

Mirëpo më vonë, Williams bashkë me veterinarin tjetër Steve Philp zhvilluan operacionin i cili besohet të jetë i pari i këtij lloji ndaj një maceje të madhe, dhe i cili i shpëtoi syrin asaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat