Amerikani që pretendon se ka parë jetën e përtejme, thotë se ‘vizitoi parajsën dhe ferrin’

Ndryshe

Amerikani që pretendon se ka parë jetën e përtejme, thotë se ‘vizitoi parajsën dhe ferrin’

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 10:07
Jeff Coulter

Një oficer policie në pension i cili ‘vdiq’ pas një përplasje të tmerrshme makine thotë se ai vizitoi parajsën dhe ferrin para se të kthehej në jetë.

Sipas medieve të huaja, Jeff Coulter tha se ai e përjetoi jetën e përtejme kur ai ‘vdiq’ për pak kohë pasi makina e tij u përfshi në një përplasje me një makinë tjetër në vitin 2014.

Ai tha se përplasja dukej më shumë si një shpërthim.

Oficeri amerikan u plagos aq rëndë sa që duhej të transportohej me aeroplan në një spital në Cincinnati, Ohio.

Por fatkeqësia ndodhi gjatë një prej disa operacioneve urgjente kur zemra e tij ‘u ndal’.

Ishte atëherë, kur ai pretendon se shpirti i tij u largua nga trupi i tij dhe ai pa parajsën dhe ferrin.

“Unë fillova të shoh imazhet e demonëve dhe fillova të dëgjoj të qeshura”, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat