Lundron në Shibenik të Kroacisë Miliarderi amerikan me jahtin e tij në vlerë 100 milionë dollarë

Ndryshe

Lundron në Shibenik të Kroacisë Miliarderi amerikan me jahtin e tij në vlerë 100 milionë dollarë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 17:26
James Simons

James Simons, një matematikan dhe miliarder amerikan, lundroi në portin e Shibenikut me jahtin e tij 68 metra të gjatë.

Siç shkruajnë mediat kroate, ai shoqërohet nga gruaja e tij Marilyn dhe miqtë dhe se ata kanë arritur dje.

Sipas mediave të huaja, jahti i tij Archimedes është ndërtuar në vitin 2008 dhe ka një çmim prej njëqind milionë dollarësh.

Jahti mund të strehojë 12 mysafirë në gjashtë kabina dhe për të kujdesen 18 anëtarë të ekuipazhit të vendosur në nëntë kabina.

Së bashku me jahtin e tij në kompani lundron jahti Prediction, i cili është në pronësi të kushëririt të tij Robert Lourié.

James Simons përshkruhet si një nga investitorët më të mëdhenj në Wall Street, dhe pasuria e tij vlerësohet në më shumë se 25 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e 66-të më të pasur në botë.

Ai dhe gruaja e tij themeluan Fondacionin Simons në vitin 1994, i cili mbështet projekte në lidhje me përmirësimin e shëndetit dhe arsimit.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat