Sot, mbrëmja e hënës ‘Buck’: Si do të ndikojë në aspekte shpirtërore?

Ndryshe

Sot, mbrëmja e hënës ‘Buck’: Si do të ndikojë në aspekte shpirtërore?

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:59
Ilustrim

Fazat hënore kurrë nuk dështojnë së na rrëmbyeri në magjinë e tyre. Këtë javë, Toka po na bekon me hënën vjetore Buck. Mbëmjen e sotme ju mund ta shijoni pamjen e saj madhështore (edhe pa një teleskop).

Hëna Buck do të jetë portokalli.
 
Shumë shpjet mediat do të mbushen me fotografi profesionale të hënës së sotme, nga vende ku do të duket më e plotë, specifikisht nga SHBA-të.

Sipas CBS News, ajo do të duket në të kuqe-portokalli, për shkak të zjarreve të vazhdueshme në perëndim, në Oregon, Calif dhe Columbia, Kanada. Prandaj, nuk do të duket si një hënë standarde Buck, por sidoqoftë do të na lëri pa frymë.

Hënat e plota zakonisht ndodhin një herë në muaj, dhe secila ka një emër të veçantë në varësi të periudhës së vitit. Hëna Buck është emëruar në domëthënie të brirëve të drerit mashkull, një shenjë e pjellorisë, nga fiset Algonquin. Kjo hënë gjithashtu është mbiquajtur hëna Thunder, e cila nënkupton stuhitë të shpeshta të verës.

Çfarë dimë për aspektet spirituale të hënës Buck:

Nëse besoni në aspektet shpirtërore të hënës, përgatituni për efektet e hënës Buck. Sipas Bustle, hëna Buck do të na ndihmojë të hapim mendjen dhe zemrat tona, dhe do të na ndihmojë të reflektojmë se si e kemi rimarrë veten në shoqëri, pas-pandemisë. Do të ndikoj gjithashtu në Ujor, do t’i lejojë të përqafojnë emocionet argëtuese, por edhe të paparashikueshme. Do të na kërkojë gjithashtu që të sfidojmë bindjet tona shoqërore - pavarësisht nëse i duam apo jo.
 
Për çdo shenjë të zodiakut, do të bëjë të përballemi me disa emocione të vështira përmes një lente vëzhgimi dhe do të na frymëzojë të duam veten për atë që jemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat