U ftua gabimisht për drekë nga një e moshuar, por ai e vazhdon traditën për vite

Ndryshe

U ftua gabimisht për drekë nga një e moshuar, por ai e vazhdon traditën për vite

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:10
Ata të dy ranë në kontakt për herë të parë në vitin 2016

Pas një ftese aksidentale për Ditën e Falënderimeve të vitit 2016, Jamal Hinton dhe Wanda Dench, kanë marrëdhënie shumë të afërta dhe të mira me njëri-tjetrin.

Ata të dy ranë në kontakt për herë të parë në vitin 2016 kur Dench, nga qyteti Mesa i Arizonës i dërgoi një mesazh Hinton të cilin e ftonte për drekën e Ditës së Falënderimeve.

Gruaja e moshuar, Dench mesazhin e kishte nisur për nipin e saj, por në vend të atij, mesazhi i shkoi tek Hinton derisa ishte në klasë në shkollën e mesme “Desert Vista”. Nipi i Dench e kishte ndërruar numrin e telefonit dhe ai i përkiste adoleshentit, Jamal.

Më vonë të dy ata e kuptuan se mesazhi ishte gabim, por Jamal i kishte dërguar një mesazh duke i thënë se a mundet të shkojë për drekë. Dench ia kishte kthyer se “Sigurisht që mundesh. Kjo është ajo që bëjnë gjyshet … ushqejnë të gjithë”.

Hinton ka shkruar në Twitter për t’u thënë ndjekësve të tij se ata të dy ende e festojnë Ditën e Falënderimeve së bashku që nga viti 2016.

“Ne jemi gati për gjashtë vjet duke festuar bashkë”, kishte shkruar Jamal. Derisa e kishte publikuar një fotografi ku është me të dashurën e tij dhe me të moshuarën Wanda.

Ata e kaluan Ditën e Falënderimeve së bashku edhe pasi burri i Dench kishte vdekur nga pandemia COVID-19 në vitin 2020, shkruan CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat