E sheh gruan në makinën e tjetërkujt, ja reagimi i burrit

Ndryshe

E sheh gruan në makinën e tjetërkujt, ja reagimi i burrit

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 00:38
Pamjet janë marrë nga kamerat e trafikut në Siping

Një burrë i cili pa gruan e tij në një makinë të tjetërkujt është filmuar duke sulmuar makinën në verilindje të Kinës.

Pamjet janë marrë nga kamerat e trafikut në Siping, provincën e Jilin. Burri ka marrë një shkop metali dhe është ngjitur përmbi veturë ndërsa gruaja e tij doli jashtë.

Ngasësi gjithsesi nuk u ndal dhe vazhdoi të ngiste makinën nëpër rrugë, derisa burri i theu xhamin e përparmë.

Burri, mbiemri i të cilit është Li, përfundoi mbi automjet për plotë 2.4 milje pasi që vozitësi me mbiemrin Zhang nuk pranoi të ndalej. Ngjarja ka ndodhur gjate vitit te kaluar.

Eventualisht vetura u ndal kur goditi një veturë tjetër. Të dy burrat u konfrontuan fizikisht derisa arriti policia. Të dy ishin arrestuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat