I binte zilja e shtëpisë orët e vonë, britanikja zbulon ‘vizitorin’ misterioz!

Ndryshe

I binte zilja e shtëpisë orët e vonë, britanikja zbulon ‘vizitorin’ misterioz!

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 08:28
Pasi kontrolloi pamjet e kamerës së sigurisë zbuloi se “vizitori” misterioz ishte një kërmill

Të gjithëve të paktën njëherë kemi dëgjuar në shtëpi një zile të papritur në derë në një orë të çuditshme ose kur kemi qenë vetëm në shtëpi.

E trembur nga zilet e përnatshme Lianne Jennings, nga Britania e Madhe, pasi kontrolloi pamjet e kamerës së sigurisë zbuloi se “vizitori” misterioz ishte një kërmill!

Historia e çuditshme e gruas britanike dhe videoja u bënë virale në internet!

Për fat të mirë, nuk iu desh shumë kohë që Jennings të kuptonte se vizitori nuk ishte aspak i rrezikshëm, ndërsa videoja e kërmillit që del në kamerën e sigurisë së shtëpisë është shumë e lezetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat