23-vjeçarja tregon përvojën e të jetuarit në vendin ku temperaturat shkojnë deri në minus 71 gradë Celsius

Ndryshe

23-vjeçarja tregon përvojën e të jetuarit në vendin ku temperaturat shkojnë deri në minus 71 gradë Celsius

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 13:55
Kun B e ka quajtur Yakutian si vendin më të ftohtë në Tokë

Një grua ka treguar për përvojën e saj të rritjes në Yakutia të Rusisë, një prej qyteteve më të ftohta në botë ku ka banorë, raporton “Times of News”.

Kun B ka treguar për storien e saj në një video 5 minuta në YouTube që ka marrë mbi 8.1 milionë klikime.

Yakutia, gjendet në pjesën lindore të Rusisë, përgjatë Oqeanit Arktik, dhe ka popullatë rreth 1 milion banorë.

Temperaturat në Yakutia nganjëherë mund të zbresin deri minus 71 gradë Celsius, thotë Kun.

Banorët në Yakutia, siç ka treguar Kun, mbajnë veshur gëzofë të trashë dhe këpucë të bëra nga lëkura e drerit për t’i mbijetuar acarit.

YouTuberja e ka quajtur Yakutian si vendin më të ftohtë në Tokë. Kjo është e diskutueshme pasi ekspertët mendojnë se Ymyakoni është vendi më i ftohtë në Tokë që është i banuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat