Personi fatlum që fitoi “Jackpotin” me vetëm 1 euro e 20 cent

Ndryshe

Personi fatlum që fitoi “Jackpotin” me vetëm 1 euro e 20 cent

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Një kroat ka fituar jackpotin në Loto 6.

Në shortin e lojës Loto 6 në Kroaci, një person fitoi jackpotin e javës prej 66 mijë e 469 euro.

Bileta fituese u luajt në pikën e shitjes të Lotarisë Kroate, Put Brodarice në Split.

Fituesi shpenzoi 1.20 euro duke luajtur dy kombinime, dhe kishte fatin që të fitonte shumën e madhe.

Ai arriti të qëllonte saktë të gjashtë numrat për të fituar 66 mijë e 469 euro.

Për raundin tjetër në këtë lotari jackpoti do të jetë 252 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat