Iberis, një lule e fortë që u reziston edhe temperaturave minus 15 gradë Celsius

Ndryshe

Iberis, një lule e fortë që u reziston edhe temperaturave minus 15 gradë Celsius

Më: 6 janar 2022 Në ora: 22:00
Iberis

Iberis është një bimë shumëvjeçare me gjelbërim të përhershëm nga familja Brassicaceae

Kjo lule me shkurre rritet 10 deri në 30 centimetra në lartësi dhe deri në 40 centimetra në gjerësi, kurse gjethet e saj jeshile të errëta janë gjatoshe dhe dy deri në pesë centimetra të gjata.

Kjo lule është njësoj është rezistuese edhe ndaj nxehtësisë, edhe ndaj ngricave.

Megjithatë, si një lule zbukuruese është veçanërisht e popullarizuar në pranverë, kur mund të shihet duke rënë mbi gurë dhe mure.

Lulëzon më së shumti gjatë muajve të pranverës dhe verës kur veçohet për shkak të luleve të bardha në grupe.

Kur rritet në kopsht, mund të ketë nevojë për krasitje të lehtë pas lulëzimit dhe mund ta lini të qetë në vjeshtë dhe në fillim të pranverës.

Preferon vende të drenazhuara mirë, kështu që në rast të mbjelljes duhet të shmangen tokat e rënda argjilore që mbajnë lagështinë në dimër.

Mund t’u mbijetojë temperaturave deri në minus 15 gradë Celsius.

Për të filluar hapja e një luleje, nevojiten të paktën tetë deri në dhjetë javë në një temperaturë mesatare prej 5 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat